Sport

Kepa, titullar në Aranda.... edhe Arda Güler mund të bëjë debutimin e tij me Realin

Ancelotti ndryshon portierin dhe i hapi derën turkut që të jetë ndoshta titullar

5 Janar 2024, 14:27 Nga DOSJA

Kepa, titullar në Aranda.... edhe Arda Güler mund të

SPANJE - Porta e Real Madridit vazhdon pa pronar. Nëse Lunin luan kundër Mallorca-s , nesër kundër Arandina-s në Kupë (21:30) këtë do ta bëjë Kepa. Ishte vetë Ancelotti ai që e bëri me dije këtë ndryshim në portë dhe shpjegoi se si është situata në atë zonë.

“Është një situatë ndryshe nga ajo me Casillas dhe Diego López. Nesër Kepa do të luajë. Ka konkurrencë për portën dhe kjo është mirë për ne dhe për ata, të cilët janë të motivuar dhe punojnë shumë mirë”, tha Ancelotti.

Nga ana tjetër, italiani i hapi dyert Arda Güles për të luajtur minutat e para me Real Madridin, qoftë edhe si titullar. “Güler do të jetë në dispozicion, ai është një opsion”,- tha Ancelotti, i cili gjithashtu foli për mundësinë që Carvajal të luajë si qendërmbrojtës.  “Carvajal është një opsion dhe Nacho gjithashtu rikthehet. Carrillo është me ne dhe po stërvitet mirë. Tchouameni duhet të pushojë”,- shpjegoi Ancelotti.

Nga ana tjetër italiani ka treguar se çfarë ndjen për të luajtur në një “Bernabeu” të mbyllur, si kundër Mallorca. “Është krejt ndryshe. Ka shumë më shumë zhurmë, atmosferë shumë më e mirë. Kjo mund ta shtyjë dhe ndihmojë ekipin të jetë më i motivuar”,- tha italiani i cili pranoi se nuk i ka kërkuar asgjë “mbretit të magjistarëve” Florentino Pérez. 

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Florentino Perez dhe nuk i kam kërkuar kurrë më shumë se sa më ka dhënë. Ai po më jep gjithçka për sa i përket dashurisë dhe emocioneve. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe e dua shumë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll