Bota

Izraeli vendos në "vështirësi" OKB-në: Po vonon dhe mohon hyrjen e ndihmave në Gaza, fajëson Hamasin

Me këtë mënyrë Izraeli po mohon ndihma jetike, karburant dhe furnizime mjekësore për popullatin e Gazës.

5 Janar 2024, 13:02 Nga N.F
Izraeli vendos në "vështirësi" OKB-në: Po vonon
Foto ilustruese

PALESTINË- Që pas nisjes së sulmeve në Gaza OKB-ja ka dërguar ndihma jetike ndërsa së fundmi është shprehur se Izraeli po vonon dhe mohon hyrjen e punonjësve të agjencisë së saj në vend. Me këtë mënyrë Izraeli po mohon ndihma jetike, karburant dhe furnizime mjekësore për popullatin e Gazës.

“Situata e sigurisë, aksesi, transporti dhe moskonflikti mbeten jashtëzakonisht sfiduese, veçanërisht për spitalet në qeveritë veriore,” thuhet në raportin e OCHA.

Nga ana tjetër Izraeli është shprehur se po lejon një sasi të konsiderueshme ndihme duke hedhur fajet drejt Hamasit se po i konfiskon ato për të krijuar iluzionin e një krize humanitare. Në një situatë të tillë në Gaza vetëm 13 spitale janë pjesërisht funksionale ndërsa 26 të tjerë jashtë funksionit.

okb palestinë izrael ndihma

Sondazh

Poll