Bota

Ngjarje MAKABËR në Itali/ Dy gra rumune gjenden të pajeta, njëra prej tyre e djegur, jetonin vetëm pak metra larg njëra-tjetrës

Një 57-vjeçare e identifikuar me emrin Marta Russ, u gjet e djegur në një shtëpi në Cortile Avenia.  E dyta, 58 vjeç e identifikuar me emrin Delia Zarniscu u gjet e mbuluar në gjak brenda një apartamenti në Via Vinci.Në trupin e kësaj të fundit, hetuesit kanë konstatuar edhe shenjë dhune. 

5 Janar 2024, 11:16 Nga a.l
Ngjarje MAKABËR në Itali/ Dy gra rumune gjenden të pajeta,
Policia italiane

ITALI- Kontrollet në zonën e Agrigentos në Itali kanë çuar në zbardhjen e një ngjarjeje makabër. Sipas mediave italiane, në Naro të kësaj zone janë gjetur të pajeta dy gra. 

Një 57-vjeçare e identifikuar me emrin Marta Russ, u gjet e djegur në një shtëpi në Cortile Avenia.  E dyta, 58 vjeç e identifikuar me emrin Delia Zarniscu u gjet e mbuluar në gjak brenda një apartamenti në Via Vinci.Në trupin e kësaj të fundit, hetuesit kanë konstatuar edhe shenjë dhune. 

Të dy viktimat ishin me origjinë rumune, por prej kohësh ishin zhvendosur në Naro. Shtëpitë janë rreth 150 metra larg njëra-tjetrës. Karabinierët e Risit po mbërrijnë nga Messina për të kryer hetimet. 

itali

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2024, 10:17 Anshel Pfeffer

A po fillon të bjerë fuqia e Iranit?

Foto Ilustruese Nga Anshel Pfeffer “The Spectator” Gjatë një konference për mediat në Teheran në fund të muajit ...