Bota

Dhuna brutale ndaj politikanit serb/ Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar të dënojë aktin

Ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

5 Janar 2024, 12:28 Nga a.l
Dhuna brutale ndaj politikanit serb/ Haxhiu: Serbia është ende në
Albulena Haxhiu

KOSOVË-  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me dhunën ndaj politikanit serb Nikola Sanduloviç, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Serbi.  

Sabduloviç u dhunua brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz. Ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo. 

albulena haxhiu

Sondazh

Poll