Bota

Policia patrullime në Banjskë, gjejnë qindra fishekë dhe një flamur serb

Policia ka njoftuar se deri më tani nuk ka të arrestuar dhe se objeketet e sekuestruara janë gjetur në një kodër në Banjskë ku pranë tyre është gjetur edhe nje flamur serb.

5 Janar 2024, 11:34 Nga N.F
Policia patrullime në Banjskë, gjejnë qindra fishekë dhe
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur ditën e sotme se gjatë kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Banjskës kanë gjetur dhe sekuestruar 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Policia ka njoftuar se deri më tani nuk ka të arrestuar dhe se objeketet e sekuestruara janë gjetur në një kodër në Banjskë ku pranë tyre është gjetur edhe nje flamur serb.

Këto patrullime dhe kontrolle të shpeshta janë regjistruar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit që lamë pas ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vdekur reshteri, Afrim Bunjaku.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

 

policia kosovë armë banjske

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2024, 10:17 Anshel Pfeffer

A po fillon të bjerë fuqia e Iranit?

Foto Ilustruese Nga Anshel Pfeffer “The Spectator” Gjatë një konference për mediat në Teheran në fund të muajit ...