Bota

Tërmeti apokaliptik në Japoni/ Shkon në 92 numri i viktimave, 242 të zhdukur, 'shuhet' shpresa për të mbijetuar

Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura – kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima. Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm që shpesh e pllakosin vendin.

5 Janar 2024, 10:58 Nga a.l
Tërmeti apokaliptik në Japoni/ Shkon në 92 numri i viktimave, 242
Tërmeti nëJaponi

JAPONI- Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni më 31 dhjetor, ka shkuar në 92, teksa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për 242 persona të tjerë të zhdukur. 

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë dyfishuan numrin e trupave që merrnin pjesë në kërkime, duke e ccuar në 4600, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo. Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura – kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima. Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm që shpesh e pllakosin vendin.

Dhjetëra mijëra banorë janë akoma pa energji dhe ujë, ndërsa qindra të tjerë mbeten të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe rrugëve të bllokuara. “Ne nuk do të dorëzohemi,” tha kryeministri japonez Fumio Kishida pas një takimi me zyrtarët e agjencive të kërkimit.

Japonia deklaroi më herët se do të shpenzonte 4.74 miliardë jen (34 milionë dollarë; 27 milionë paund) për rezervat buxhetore për të ndihmuar viktimat. Qyteti me një popullsi prej 23,000 banorësh tani i ngjan një qyteti fantazmë pasi paralajmërimet e hershme të evakuimit janë marrë parasysh që kur u dha alarmi për cunam. 

termet ne japoni

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2024, 10:17 Anshel Pfeffer

A po fillon të bjerë fuqia e Iranit?

Foto Ilustruese Nga Anshel Pfeffer “The Spectator” Gjatë një konference për mediat në Teheran në fund të muajit ...