Bota

VIDEO/ Aksidentohen dy autobusë edhe një kamion në Turqi, raportohet për dy viktima

Nga përplasja mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë.

5 Janar 2024, 10:00 Nga N.F
VIDEO/ Aksidentohen dy autobusë edhe një kamion në Turqi,
Autobusët e përplasur

TURQI- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqi ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karakurt të rrethit Sarikamish të Kars kur njëri nga autobusët për shkak të akullit nuk ka mundur të ndalojë dhe kjo ka sjellë që të përplasjej me autobusin që ndodhej para tij i ndaluar. Pas përplasjes mes dy autobusëve ato përplasen edhe me një kamion i cili ndodhej pranë dy mjeteve.

Sipas mediave turke në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, policore dhe të shpëtimit. Gjithashtu janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes në të cilat duket mjaft qartë se rruga ka akull dhe është shumë e rrëshkitshme ç'ka mund të sjellë edhe aksidente të tjera.

Pamjet e plota të aksidentit:

turqi aksident viktima

Sondazh

Poll