Bota

Dhunimi i politikanit serb, Alicia Kearns hedh "fajin" nga Perëndimi: Parregullësitë në Serbi u zbutën nga SHBA dhe BE

Ngjarja u regjistrua një ditë pasi Sanduloviç publikoi pamje duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz 

5 Janar 2024, 09:38 Nga N. F
Dhunimi i politikanit serb, Alicia Kearns hedh "fajin" nga
Alicia Kearns

SERBI- Deputetja britanike, Alicia Kearns së fundmi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit të regjistruara në Serbi ku politikani serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht. Ngjarja u regjistrua një ditë pasi Sanduloviç publikoi pamje duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

Për mes një reagimi në llogarinë e saj në "X" Kearns ka shprehur shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviç pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe,” ka shkruar Kearns në "X".

Ajo ka komentuar edhe zgjedhjet në Serbi duke i cilësuar si të parregulta dhe se u kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan nga vetëm butësia nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Tepër të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e @Sandulovic_N pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe. Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan nga butësia nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja.

nikola sanduloviç alicia kearns dhunë

Sondazh

Poll