5 Janar 2024, 08:37
Nga I.A
John Kirby
SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente zoti Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiç në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia".
"Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”. Zoti Kirby nuk bëri komente të mëtejshme. Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.
Në artikullin redaksional të ‘Washington Post-it” thuhet se zoti Vuçiç dhe Kryeministrja Ana Brnabiç “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë” .
“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, zoti Vuçiç fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, vazhdon më tej editoriali.
‘Washingtoni Post’ thotë se zoti Vuçiç në takimeve private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.
Sipas ‘Washington Post-it’ administrata Biden e bazoi politikën e saj paqtuese, tek garancitë që zoti Vuçiç u ka dhënë privatisht.
“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli.
MArrë nga VOA
john kirby aleksandar vuçiç
Bota
4 Janar 2024, 22:56
r.ll
david kostelancik
SHBA- Emërimi i diplomatit David J. Kostelancik për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, është rikthy...
Bota
4 Janar 2024, 22:48
r.ll
jaffrey epstein
SHBA- Publikimi i një numri dokumentesh gjyqësore, më parë sekrete në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që...
Bota
4 Janar 2024, 22:44
r.ll
pamje nga shkolla
SHBA- Forcat e rendit në qytetin Perry në shtetin e Ajovës njoftuan për disa të plagosur të enjten në ...
Bota
4 Janar 2024, 22:37
A.TH
foto ilustruese
IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad shpalosi sot planet e qeverisë izraelite për fazën tjetër të luf...
Bota
4 Janar 2024, 22:35
A.TH
foto ilustruese
SOFIA- Bullgaria përjashtoi mundësinë e dërgimit të anijeve luftarake në koalicionin e udhëhequr nga SHB...
Bota
4 Janar 2024, 22:33
A.TH
mbreteresha
DANIMARKË- Mbretëresha daneze kreu udhëtimin e saj të fundit me një karrocë ari përpara se zyrtarisht të...
Bota
4 Janar 2024, 22:29
A.TH
pamje nga funerali
BEJRUT- Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një prej udhëheqësve të Hamasit,...
Bota
4 Janar 2024, 22:24
A.TH
foto ilustruese
FRANCË- Audituesi shtetërore francezë thonë se Britania e Madhe nuk po koordinohet mjaftueshëm me Francën p&e...
Bota
4 Janar 2024, 21:56
r.ll
nikollas sanduloviç dhe vajza
SERBI- Politikani serb Nikolla Sanduloviç ka marrë lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar ng...
Bota
4 Janar 2024, 21:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po...