Bota

Muzikë dhe të shtëna/ Mijëra njerëz marrin pjesë në funeralin e Saleh Al-Arouri, liderit të Hamasit

Al-Arouri ishte një figurë kyçe në Brigadat Izzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit dhe një aleat i ngushtë i Ismail Haniyeh, liderit të Hamasit.

4 Janar 2024, 22:29 Nga A.TH
Muzikë dhe të shtëna/ Mijëra njerëz marrin pjesë
pamje nga funerali

BEJRUT- Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një prej udhëheqësve të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Bejrut, dy ditë pas vrasjes së tij në një sulm në kryeqytetin libanez.

Mediat e huaja shkruajnë se turma mbante pankarta me fotografinë e tij dhe valëvitnin flamujt palestinezë dhe të Hamasit nëpër rrugë mes tingujve të muzikës, lutjeve dhe të shtënave të forta. Al-Arouri ishte një figurë kyçe në Brigadat Izzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit dhe një aleat i ngushtë i Ismail Haniyeh, liderit të Hamasit.

Vrasja e Al-Arouri ishte një goditje për Hamasin, por ajo goditi gjithashtu aleatin e saj Hezbollah, lëvizjen e fuqishme libaneze të mbështetur nga Irani. Fokusi është në atë që do të vendosë të bëjë Hassan Nasrallah, lideri me ndikim i Hezbollahut.

Më pak se 24 orë pas sulmit, ai iu drejtua ndjekësve të tij, në një fjalim që ishte planifikuar për të përkujtuar komandantin iranian Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm me dron amerikan katër vjet më pare, duke deklaruar se nëse do të ketë luftë me Izraelin ajo nuk do të ketë rregulla.

bejrut saleh al-arouri

Sondazh

Poll