Bota

Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e Sanduloviç: Është helmuar, ka mbetur i paralizuar

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, ai është kthyer në shtëpi pasditen e të enjtes në gjendje të keqe. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer vajza e tij .

4 Janar 2024, 21:56 Nga r.ll
Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e Sanduloviç:
nikollas sanduloviç dhe vajza

SERBI- Politikani serb Nikolla Sanduloviç ka marrë lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar nga BIA serbe, për shkak se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari. E bija e tij, Klara Sanduloviç ka rrëfyer për një media kroate gjendjen në të cilën është i ati i saj.

Shkrimi nis duke treguar për agjentët e BIA-s të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, ai është kthyer në shtëpi pasditen e të enjtes në gjendje të keqe. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer vajza e tij .

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviç.

“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe ate informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, rrëfen ajo.

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sanduloviç lufton mes jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar tashmë një herë, dy vjet më parë. Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën makinë i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë.

Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviç dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor.

Pamje nga gjendja e tij:

klara sanduloviç nikolla sanduloviç

Sondazh

Poll