Bota

Franca akuzon Britaninë e Madhe: Nuk bashkëpunon mjaftueshëm për reduktimin e kalimeve të varkave me emigrant

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha se ky raport bazohet në informacione të vjetra dhe nuk pasqyron me saktësi marrëdhënien aktuale të punës.

4 Janar 2024, 22:24 Nga A.TH
Franca akuzon Britaninë e Madhe: Nuk bashkëpunon mjaftueshëm
foto ilustruese

FRANCË- Audituesi shtetërore francezë thonë se Britania e Madhe nuk po koordinohet mjaftueshëm me Francën për të reduktuar numrin e njerëzve që kalojnë Kanalin me varka të vogla ose për të ofruar informacion të mjaftueshëm të detajuar.

Cour des comptes, një organ i pavarur francez që shqyrton përdorimin e fondeve publike, ka publikuar një raport mbi efikasitetin e politikës franceze për migracionin e paligjshëm, në të cilin tha se Franca po luftonte për të zhvilluar marrëveshje bashkëpunimi operacional me fqinjët e saj, duke përfshirë Mbretëria e Bashkuar, shkruan The Guardian.

Raporti i referohet në veçanti një njësie të përbashkët të inteligjencës MB-Francë e krijuar në vitin 2020 për të trajtuar kontrabandën e qenieve njerëzore dhe për të zvogëluar numrin e njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar Kanalin. Në vitin 2022, ai ndihmoi në çmontimin e shtatë rrjeteve të migrimit të paligjshëm.

Por pavarësisht premtimeve të ministrave francezë dhe të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2022 për të përmirësuar punën e përbashkët kundër rrjeteve kriminale, auditorët zbuluan që britanikët nuk japin informacion të përdorshëm për nisjet e varkave të vogla dhe japin informacion shumë të përgjithshëm.

Raporti thoshte se për sa i përket njerëzve që mbërrinin me varka të vogla, informacioni mbi detaje të tilla si referencat ose numrat serial të varkave, motorëve dhe kombësive të njerëzve ishin shumë të paqarta.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha se ky raport bazohet në informacione të vjetruara dhe nuk pasqyron me saktësi marrëdhënien aktuale të punës, duke përfshirë ndarjen e inteligjencës, me Francën.

britani france

Sondazh

Poll