Bota

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Kemi eleminuar shefin e operacioneve ushtarake të Xhihadit Islamik Palestinez në Gazë

4 Janar 2024, 16:55 Nga r.ll
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Kemi eleminuar shefin e operacioneve
mamdouh lolo

IZRAEL-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencia e Sigurisë izraelite, kanë thënë se kanë vrarë shefin e operacioneve ushtarake të Xhihadit Islamik Palestinez në Gazën veriore.

Ushtria izraelite tha se Mamdouh Lolo ishte një ndihmës i udhëheqësve të grupit militant, i cili është i ndarë nga Hamasi, në Rripin verior të Gazës, shkruan CNN.

“Përveç kësaj, ai ishte në kontakt me zyrtarë të lartë në selinë e organizatës terroriste jashtë vendit. Ai u vra në një sulm nga një avion luftarak i IDF,” thuhej në njoftimin e ushtrisë së Izraelit.

IDF pretendoi se Lolo kishte planifikuar dhe drejtuar shumë sulme nga Rripi i Gazës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. 

lufta izrael-palestine moamdouh lolo

Sondazh

Poll