Politike

“Duan të zhvasin bisneset”, Ahmetaj kundër Beqajt për projektligjin e faljes së gjobave të AKU: Antikushtetues, nuk mir

6 Nëntor 2019, 12:11 Nga DOSJA
“Duan të zhvasin bisneset”, Ahmetaj kundër Beqajt për

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot projekt-ligjin që parashikonte faljen e gjobave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për bizneset të cilave iu sekuestruan produkte të skaduara.  Drafti u propozua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por nuk gjeti mbështjen e kolegëve të tij në maxhorënce dhe atyre në opozitë.

Ishte kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ai që kundërshtoi më shumë këtë drefat të Beqajt duke e quajtur dhe antikushtetues. Por nga ana tjetër Beqaj në cilësinë e propozuesit tha se AKU i ka lënë qëllimisht këto gjoba për të zhvatur bizneset.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj bizneseve që u kapën me produkte të skaduara dhe në fund projekt-ligji u rrëzua.

REPLIKAT

Arben Ahmetaj: Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues. Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore.

Ilir Beqja: Nuk kam bërë përllogaritje aritmetike të vlerës së gjobës. Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Kjo do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor  ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite. Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj falja e gjobave te aku ilir beqaj komisioni i ekonomise arben ahmetaj falja e gjobave te aku ilir beqaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll