Bota

SHBA, 5 shtete marrin kërcënime me bombë në Kapitol

Kapitoli i Xhiorxhias u kontrollua dhe më pas u hap me 20 minuta vonesë.

3 Janar 2024, 21:28 Nga A.TH
SHBA, 5 shtete marrin kërcënime me bombë në Kapitol
Kapitol

SHBA- Të paktën pesë komplekse të Kapitolit shtetëror në të gjithë SHBA u detyruan të evakuohen për shkak të kërcënimeve me bomba. Zyrtarët thanë se Kapitoli I shtetit të Xhiorxhias, Kentakit, Miçiganit, Misisipit dhe Montanës morën kërcënime me bombë dhe për këteë arsye janë kryer kontrollohet e nevojshme për teë shmangur rrezikun.

Kapitoli i Xhiorxhias u kontrollua dhe më pas u hap me 20 minuta vonesë. Në Kentaki, guvernatori Andy Beshear shkroi në X se policia e shtetit kishte evakuuar Kapitolin e shtetit dhe po hetonte një kërcënim të marrë nga Zyra e Sekretarit të Shtetit
Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Miçiganit konfirmoi gjithashtu se kishte pasur një kërcënim me bombë ndaj Kapitolit të shtetit të mërkurën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënime të ngjashme dërguar agjencive qeveritare në të gjithë vendin," tha zëdhënësi, duke shtuar se Kapitoli u evakuua dhe se ndërtesa u kontrollua.

Në Misisipi, një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Publike tha se Kapitoli i shtetit ishte pastruar me sukses"pas një kërcënimi me bombë. Në Montana, Jay Nelson, një zëdhënës i Patrullës së Autostradave shtetërore, konfirmoi se zyrtarët morën një kërcënim me bombë që synonte Kapitolin e Shtetit.

shba

Sondazh

Poll