Bota

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli është përgjegjës për sulmin në Iran

Ndërsa SHBA-ja nuk është ende e sigurt se çfarë i shkaktoi shpërthimet, zyrtarët po tregojnë ngjashmëri me sulme të tjera terroriste me viktima masive nga ISIS, duke thënë se një grup terrorist është fajtori më i mundshëm.

3 Janar 2024, 21:12 Nga A.TH
Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli është
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli qëndron pas shpërthimeve në Iran sot që vranë mbi 100 njerëz. Mediat amerikanë raportojnë citimet e dy zyrtarëve që thonë se edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk ishin përgjegjëse.

Ndërsa SHBA-ja nuk është ende e sigurt se çfarë i shkaktoi shpërthimet, zyrtarët po tregojnë ngjashmëri me sulme të tjera terroriste me viktima masive nga ISIS, duke thënë se një grup terrorist është fajtori më i mundshëm.

Më shumë se 100 njerëz besohet të jenë vrarë kur dy shpërthime goditën pranë varrit të gjeneralit Qassem Soleimani në Varrezat e Dëshmorëve të Kermanit, sipas lajmeve shtetërore iraniane. Turmat u mblodhën për një ngjarje përkujtimore në nder të Soleimanit, i cili u vra nga një sulm me dron amerikan në vitin 2020. 

shba izrael

Sondazh

Poll