Bota

Përshkallëzohet konflikti? Gjermania u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Libani

Vrasja e liderit të lartë të Hamasit ka shtuar frikën për përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa kreu i Hezbollahut deklaroi se ky krim nuk do të lihet pa u ndëshkuar.

3 Janar 2024, 20:16 Nga A.TH
Përshkallëzohet konflikti? Gjermania u bën thirrje
Liban

GJERMANI- Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen shpejt nga Libani, duke paralajmëruar se një zgjerim i luftës Izrael-Hamas nuk mund të përjashtohet. Vrasja e liderit të lartë të Hamasit ka shtuar frikën për përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa kreu I Hezbollahut deklaroi se ky krim nuk do të lihet pa u ndëshkuar.

“Të gjithë shtetasit gjermanë, të cilët janë ende në Liban, u kërkohet të regjistrohen në listën e gatishmërisë për krizën ELEFAND dhe të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ministria e jashtme gjermane në X.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë patur një rritje të tensionit mes tyre, kryesisht në kufirin jugor.Izraeli bëri të ditur se po sulmon bazat e Hamasit në Liban.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll