Bota

Avokati serb: Kosova shtet evropian, Serbia shtet i Putinit

Reagimi i avokatit serb vjen pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zbuluar planin e qeverisë për miratimin e Kodit Civil gjatë vitit 2024, i cili lejon martesat e të njëjtës gjini.

3 Janar 2024, 20:51 Nga a.l
Avokati serb: Kosova shtet evropian, Serbia shtet i Putinit
Çedomir Stojkoviç

SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, ka deklaruar se Kosova është një vend i qartë evropian, kurse Serbia një shtet i Putinit. Reagimi i avokatit serb vjen pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zbuluar planin e qeverisë për miratimin e Kodit Civil gjatë vitit 2024, i cili lejon martesat e të njëjtës gjini.

“Kosova është një vend i qartë evropian. Serbia është vendi i Putinit. Europride u zhvillua në Kosovë pa asnjë problem. Në Serbi, Europride sigurohet nga ushtria dhe policia”, ka shkruar Stojakoviç në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se në Kosovë, ministrja e Drejtësisë qëndron në mbrojtje të komunitetit LGBTQ. Në Serbi, kryeministres lezbike nuk i lejohet të thotë publikisht asgjë për temën LGBT.

cedomir stojkovic

Sondazh

Poll