Bota

Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Tre vajza rrihen barbarisht për një djalë, sherri i tyre prish tubin e ujit, përmbytet

6 Nëntor 2019, 12:09 Nga DOSJA
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Tre vajza rrihen barbarisht

SHBA- Një përleshje masive mes tre vajzave është regjistruar në një konvikt në Atlanta. Si pasojë e sherrit të tyre u dëmtua një tub uji, i cili bëri që kompleksi 9-katësh të përmbytet i gjithi. Sherri mes tre vajzave është filmuar nga një dëshmitar okular. Ashtu sikurse mund ta shihni edhe në video sherri mes tyre është mjaft i dhunshëm. Ngjarja e ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në një kompleks banimi, ku jetojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Georgias.


Sipas njoftimit të policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy vajza të tjera në katin e 9-të të kompleksit rreth orës 04:00 të mëngjesit, raporton Daily Mail. Videoja tregon 19-vjeçaren Robinson, teksa godiste me grushta një grua të veshur me të verdhë. Më pas sherrit të tyre i bashkohet vajzë e tretë me brirë djalli të kuq. Mediat e huaja raportojnë se i gjithë ky sherr mes tre vajzave është bërë për një djalë. “Gjithë kjo, thjesht për një djalë, por nuk ja vlen“, ka thënë një studente, dëshmitare e rastit në fjalë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota atlanta sherr mes vajzash per nje djale atlanta sherr mes vajzash per nje djale

Sondazh

Poll