Sport

VIDEO/ Ancelotti bën shaka me gazetarin kur flitet për Kylian Mbappé: “Nuk të kam parë shumë herë këtu…”

Pyetjes për Kylian Mbappé trajneri italian i Real Madridit iu përgjigj me humor të përzier

2 Janar 2024, 15:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Ancelotti bën shaka me gazetarin kur flitet për Kylian

SPANJE - Carlo Ancelotti ishte i pranishëm këtë të martë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Real Madridit kundër Mallorca, për xhiron e 19-të të La Ligës, që do të zhvillohet këtë të mërkurë (3 janar). 

Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga rinovimi i kontratës me gjigantin spanjol,  trajneri iu përgjigj me humor pyetjes së një gazetari për një nënshkrim të mundshëm të Kylian Mbappé, i cili tani është i lirë të negociojë kontratën e tij, pasi kontrata me PSG-në përfundon në qershor.

Në mesin e disa temave të trajtuara nga trajneri italian, nga dëmtimet, nënshkrimet për janarin e deri te zgjatja e kontratës me klubin madrilène, binte në sy në veçanti një moment që shkaktoi të qeshura në sallën e shtypit.

Gonzalo de Martorell, gazetar i El Chiringuito, e pyeti Ancelottin nëse viti 2024 do të jetë viti në të cilin Real Madrid më në fund nënshkruan me asin francez të PSG-së. Tekniku ndaloi, u rrudh në fytyrë, duke shkaktuar menjëherë të qeshura në dhomë, buzëqeshi dhe u përgjigj:

"Nuk të kam parë shumë shpesh këtu...",- për të cilën gazetari iu përgjigj se ishte i ri në atë pozicion. Përgjigja e Ancelottit ishte e gatshme: “Ah, atëherë prandaj nuk duhet ta dini se unë nuk u përgjigjem këtyre pyetjeve këtu. Unë nuk do të komentoj për këtë temë, nuk do të komentoj,”- tha italiani.

Mbappé duket se është lidhur me klubin nga kryeqyteti spanjol, por sot nuk është dita që telenovela të ketë një rezultat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll