Sport

Supersticioz? Salah humbi penallti në pjesën e parë dhe i ndërroi këpucët. Në të dytën u shpërblye: “Më qetësoi mendjen”…

Lojtari i Liverpool humbi një penallti në pjesën e parë, por shënoi dy herë në të dytën…

2 Janar 2024, 13:30 Nga DOSJA

Supersticioz? Salah humbi penallti në pjesën e parë dhe i

ANGLI - Mohamed Salah ishte një nga pikat kryesore në ndeshjen mes Liverpool dhe  Newcastle (4-2), në pjesën e parë për arsye të këqija dhe në të dytën për arsye të mira. 

Skuadra e Jurgen Klopp ishte e barabartë 0-0 në pjesën e parë, por pati disa mundësi për të kaluar në avantazh, duke përfshirë një penallti të humbur nga egjiptiani, i cili vendosi të ndërronte këpucët për të ndryshuar fatin e tij në pjesën e dytë.

Dhe egjiptiani shënon dy herë dhe bëhet lojtari i 10-të me më shumë gola në kampionatin anglez, me 151 gola. Ky vendim duket se ka funksionuar, sepse ai shënoi dy gola dhe madje bëri një asistim, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte, përpara se të shkonte në CAN. 

Pas ndeshjes, Salah u pyet për këtë situatë, por ai sqaroi se nuk është supersticioz: “Ato me të cilët humba një penallti, i kasha përdorur dje në stërvitje. Nuk është bestytni, por doja t'i ndryshoja. Unë thjesht ndryshova dhe qetësova mendjen time.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll