Sport

SHAKAJA/ Edhe pse i dëmtuar, Ney nuk harron të vrapojë për São Silvestre… (video)

Vrapues pjesëmarrës të garës tradicionale, janë të befasuar me atë çka kanë parë…

2 Janar 2024, 14:00 Nga DOSJA

SHAKAJA/ Edhe pse i dëmtuar, Ney nuk harron të vrapojë për

BRAZIL - Neymar pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit në tetor dhe nuk po luan më këtë sezon. 

Lojtari ka dokumentuar në rrjetet e tij sociale procesin e dhimbshëm të rikuperimit, gjë që e bën edhe më të çuditshme pjesëmarrjen e tij në garën tradicionale të São Silvestres, në São Paulo.

Por e vërteta është se në garë nuk ishte fare ylli i futbollit. Ai ishte Eigon Oliveira, pronari i llogarisë në Instagram “Sózia do Ney” dhe që ngjan shumë me lojtarin e Al Hilal. 

Eigon u shfaq në garë i veshur me uniformën e skuadrës së Jorge Jesus dhe me paterica, gjë që i befasoi edhe më shumë ata që konkurronin në garë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll