Aktualitet

Makinat hipin në trotuar/ Aksident në Tiranë, një person mbetet i plagosur

Siç shihet nga fotot, një automjet tip Benz ka dalë rrugë duke përfunduar në korsinë tjetër.

1 Janar 2024, 20:53 Nga h.k
Makinat hipin në trotuar/ Aksident në Tiranë, një  person
Aksident ne Tirane

TIRANË-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Elbasanit. Disa automjete janë përplasur midis tyre.

Siç shihet nga fotot, një automjet tip Benz ka dalë rrugë duke përfunduar në korsinë tjetër. Për pasojë, ka rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte në krah të kundërt.

Nga të dhënat bëhet me dije se ka mbetur një person i plagosur, i cili ka përfunduar në spital. Aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll