Aktualitet

FOTOT/ Aksident në Pogradec, përplasen tre makina, plagosen 6 persona

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

1 Janar 2024, 11:11 Nga I.A
FOTOT/ Aksident në Pogradec, përplasen tre makina, plagosen 6 persona
Aksidenti

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se tre makina janë përplasur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L. Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2023, 20:35 r.ll

Pse e festojmë Vitin e Ri më 1 Janar?

foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ora shënon mesnatën dhe fishekzjarret ndriçojnë qiellin, njerëzit në mbarë bo...