Aktualitet

FOTO/Policia jep detaje, ja kush është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Tiranë! Identifikohet autori

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri, 51-vjecari Agim Jazaj, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar edhe autori i dyshuar, shtetasi me iniciale Sajmir Xhafa, i cili është shpallur në kërkim.

1 Janar 2024, 14:36 Nga h.k
FOTO/Policia jep detaje, ja kush është 51-vjeçari që u
Autori

TIRANË-Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit Agim Ali Jazaj, në kryeqytet. 

Blutë bëjnë me dije se i plagosuri, 51-vjecari Agim Jazaj, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar edhe autori i dyshuar, Sajmir Xhafa, i cili është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2023, 20:35 r.ll

Pse e festojmë Vitin e Ri më 1 Janar?

foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ora shënon mesnatën dhe fishekzjarret ndriçojnë qiellin, njerëzit në mbarë bo...