Aktualitet

Plumbi qorr godet një grua në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë, Policia: Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Mësohet se e reja është goditur nga një plumb qorr pranë Ministrisë së Drejtësisë.

1 Janar 2024, 11:43 Nga I.A
Plumbi qorr godet një grua në Tiranë pranë Ministrisë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një grua italiane ka mbetur e plagosur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se e reja është goditur nga një plumb qorr pranë Ministrisë së Drejtësisë. Gruaja italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka kapur në pjesën e thëmbrës. Policia ka deklaruar se ngjarja po hetohet nga Prokuroria dhe pritet të ketë një njoftim më të detajuar. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2023, 20:35 r.ll

Pse e festojmë Vitin e Ri më 1 Janar?

foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ora shënon mesnatën dhe fishekzjarret ndriçojnë qiellin, njerëzit në mbarë bo...