Aktualitet

Troket Viti i Ri 2024 në Shqipëri! Pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe festë në të gjithë vendin

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej.

1 Janar 2024, 00:00 Nga I.A

Troket Viti i Ri 2024 në Shqipëri! Pritet me spektakël

TIRANE- Viti 2024 troket në Shqipëri! Akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2024-it, duke bërë që shqiptarët të nisin festën së bashku me familjen dhe të afërmit për një vit të ri që po vjen.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2024 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre. Dosja.al ju uron: “Gëzuar Vitin e ri, 2024!”

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2024. Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre. 

dosja.al viti i ri 2024

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2023, 20:35 r.ll

Pse e festojmë Vitin e Ri më 1 Janar?

foto ilustruese TIRANË- Ndërsa ora shënon mesnatën dhe fishekzjarret ndriçojnë qiellin, njerëzit në mbarë bo...