Aktualitet

Përplasi me makinë 12-vjeçaren, procedohet penalisht i riu në Gjirokastër

Një 22-vjeçar u procedua, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

31 Dhjetor 2023, 17:24 Nga a.l
Përplasi me makinë 12-vjeçaren, procedohet penalisht i riu
Policia

GJIROKASTËR- Tre persona në Gjirokastër janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Një 22-vjeçar u procedua, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, dy shtetas, 34 vjeç dhe 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, u proceduan pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

 

gjirokaster

Sondazh

Poll