30 Dhjetor 2023, 16:57
Nga a.l
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas miratimit të masës së “arrestit në shtëpi” ndaj tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Berisha u shpreh se sot ndodhi heqja e së drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi, ndërsa shtoi se kjo masë arresti është dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës. Ai theksoi më tej se me apo pa policë te dera asgjë nuk do ta ndajë nga mbështetësit e tij, ndërsa shtoi se çdo masë që merr pushteti ndaj tij dhe opozitës është e përkohshme.
Reagimi i Berishës:
Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni.
Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë.
Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve.
Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen.
Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama.
Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën.
Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.
sali berisha
Politike
30 Dhjetor 2023, 16:07
r.ll
oficerët e policisë gjyqësore
TIRANË- Një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore mbërritën në pal...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:43
r.ll
sokol mëngjesi, genc gjokutaj
TIRANË- Avokatët e liderit demokrat, Sali Berisha kanë reaguar pas masës "arrest në shtëpi...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:29
a.l
Lulzim Basha dhe Edi Rama
TIRANË- Grupi i Bashës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën, duke...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:18
r.ll
TIRANË- Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit që Gjykata vendosi ndaj liderit të opozitës, Sali Beri...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:04
r.ll
luciano boci
TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, lexoi deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, pas vendimi...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:53
I.A
Banesa e Berishes
TIRANË- Oficerët e policisë gjyqsore kanë mbërritur në banesën e kryedemoktratit Sali Berisha p&e...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është tërhequr nga nisma Ballkani i Hapur dhe se kjo nism&eum...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:14
a.l
Flamur Noka
TIRANË- Ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e opozitës për arrestin me burg për Sali Berishën. Mbësh...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:05
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk është përgjegjësia e tij për performancën e dobët të op...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se AKSHI nuk ka lidhje me infrastrukturën që hoston Parlamentin. Rama në konfe...