Laroshja e kuqërremtë, banorja më e re që i është shtuar Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë(FOTO)
6 Nëntor 2019, 12:31Nga DOSJA
NARTË– Gjatë muajit të kaluar, listës së shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë i është shtuar një banor i ri. Këtë herë bëhet fjalë për Laroshen e kuqërremtë ose ndryshe Tadorna ferruginea.
Ndërkohë një vrojtim pararendës në Shqipëri për këtë lloj gjallese është raportuar nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare prej vitit 2017.
Postimi i Plotë nga Shpendët e Shqipërisë
VROJTOHET LLOJ I RI SHPENDI NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË
Për të dytën herë brenda muajit tetor, lista e shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë pasurohet me një lloj të ri. Këtë radhë bëhet fjalë për laroshen e kuqërremtë (Tadorna ferruginea).
Vrojtimi pararendës për këtë lloj në vendin tonë është raportuar nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare në vitin 2017, ku një individ është fotografuar në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në këtë raportim përmendet se edhe në vitin 2014 është gjetur një individ i vrarë i këtij lloji. Raportime të mëhershme, për këtë lloj në vendin tonë pothuajse mungojnë tërësisht edhe pse lloji është i përfshirë në pak lista apo publikime mbi shpendët e Shqipërisë. Kësisoj, ky vrojtim mund të përfaqësojë të tretin në vend për këtë lloj.
Greqia dhe Bullgaria janë vendet më në perëndim të Evropës ku ky lloj është raportuar si folezues. Laroshja e kuqërremtë ka një shtrirje shumë të gjerë folezimi në të gjithë Azinë, në Lindjen e Mesme si dhe në disa vende bregdetare të Afrikës mbi-Ekuatoriale.
Nëse dikush e ka hasur apo ka informacion mbi vrojtime të tjera të këtij lloji në vendin tonë është i lutur të ndajë me ne informacionin.
Faleminderit!
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Të revoltuar, indinjuar dhe jo vetëm, kompozitorja Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Vangjel Toçe denoncojnë mungesën e transparencë...
TIRANË- Moderatorja e njohur, Vilma Masha është një prej imazheve më të dashur për publikun shqiptar. Teksa ka kaluar një vit nga martesa e saj, Vilma ka ...
TIRANË- Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri është një prej këngëtareve me një zë unik dhe shumë e dashur për publikun shqiptar.Ajo së fundmi përmes një po...
TIRANË– Rreth dy muaj më parë këngëtares së njohur shqiptare,Venera Lumani i hakeruan llogarinë e saj të Instagramit, fenomen ky që ka ndodhur edhe m...
TIRANË- Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu ka qenë në qendër të mediave rozë për lidhjen e saj me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Flori Mumaje...
Moderatorja e njohur Klea Huta dhe partneri i saj, këngëtari Elgit Doda janë një ndër çiftet më të ëmbël dhe të dashur të publikut.Ata të dy janë shumë a...
Kompozitorja e njohur Diana Ziu ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku e revoltuar listoi të gjitha arsyet e reagimeve të njëpasnjëshme kund...
SHBA– Biznesmeni gay Elton Ilirjani,i cili erdhi dhe qëndroi përreth dy tre muaj në Shqipëri duke tërhequr të gjithë vëmemdien e mediave deri tek politikanët.Ai...