Art&Argëtim

I vodhën ‘Instagramin’, Venera Lumani tregon sesi u mashtrua dhe si e rimori sërish: Disa njerëz u hoqën sikur p

6 Nëntor 2019, 10:47 Nga DOSJA
I vodhën ‘Instagramin’, Venera Lumani tregon sesi u mashtrua

TIRANË– Rreth dy muaj më parë këngëtares së njohur shqiptare,Venera Lumani i hakeruan llogarinë e saj të Instagramit, fenomen ky që ka ndodhur edhe me personazhe të tjerë të shoëbizzit shqiptar.

Edhe Venera nuk i ka shpëtuar këtij problemi që është  kthyer thuajse në  makth ditët e sotme.

Teksa së fundmi ka qenë e ftuar në misionin e pasdites në Tv Klan “RUDINA” , këngëtarja ka shpjeguar sesi ra pre e këtij hakerimi dhe si veproi  për të rimarrë të dhënat e Instagramit të saj.

Ndër të tjera Venera shpjegon se në momentin që i kishte ardhur një e-mail që i kërkonte të rikonfirmonte të dhënat e saj në Instagram, ajo kishte future username dhe passëordin e  në këtë kohë nuk mund të kishte më akses në llogarinë e saj  sepse kjo kishte qenë një vjedhje.

“Isha e lodhur dhe përgjumësh dhe më kishte ardhur një e-mail që më kërkontë të rikonfirmoja të dhënat e mia në Instagram. Futa emrin dhe ‘passëordin’ dhe që nga ai moment, humba aksesin në Instagram. Pastaj shkova në një udhëtim dhe s’pata mundësi ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën sikur donin të më ndihmonin, më futën më thellë akoma. Dukej sikur kishin një lidhje me hacker-in. Në fund e bëra vetë. Ndoqa të gjithë hapat dhe u rikthye. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë emaili që kërkon të dhënat. Nëse Instagrami kërkon konfirmim, ju pyet në profilin tuaj, madje s’ka nevojë për ‘passëordin’, se atë e ka’.”-shpjegon Venera.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz venera lumani veneres i vjedhin instagramin venera lumani veneres i vjedhin instagramin

Sondazh

Poll