Sport

Modriç: ‘Na mungon Ronaldo’

4 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA
Modriç: ‘Na mungon Ronaldo’

Kroati Luka Modric ka pranuar se skuadrës madrilene i mungon prezenca e Cristiano Ronaldo-s.

Ndryshe nga Benzema dhe Casemiro të cilët nuk kanë dashur të komentojnë situatën e ekipit pas largimit të portugezit, fituesi i ‘Topit të Artë’ është shprehur se është normale të ndihet mungesa e tij.

Cristiano do t’i mungonte kujtdo skuadre, të kërkosh një zëvendësues për të është thuajse e pamundur.

Reali i Madridit nuk është në formën e vet më të mirë këtë sezon ndërsa ka shënuar më pak gola në krahasim me vitet e kaluara kur Ronaldo ishte pjesë e ‘Los Blancos.

Madrilenët duket se janë shumë larg titullit kampion në Spanjë, pasi u mposhtën të shtunën e kaluar nga rivalët kryesor, Barcelona duke shtuar kështu diferencën e pikëve në 12. Gjithashtu ata u skualifikuan nga Kupa e Mbretit po nga Barcelona të mërkurën e kaluar.

Reali tashmë duket se do fokusohet në Champions League, pasi janë edhe favoritë për ta kaluar në çerekfinale pas fitores 2-1 kundër Ajax në ndeshjen e parë eliminatore.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo fitesi i topit te arte luka modric real madrid cristiano ronaldo fitesi i topit te arte luka modric real madrid

Sondazh

Poll