Sport

Bale acaron tifozët e Real Madrid, u largua nga Bernabeu para përfundimit të ‘El Clasico’

4 Mars 2019, 14:37 Nga DOSJA
Bale acaron tifozët e Real Madrid, u largua nga Bernabeu para

Gareth Bale u largua nga Santiago Bearnabeu para përfundimit të ‘El Clasico-s’ ku ata humbën kundrejt Barcelonës me rezultatin 0-1, të shtunën e kaluar.

Startimi i uellsianit nga minuta e parë ishte surprizë për të gjithë tifozët e ‘Los Blancos’ duke marrë parasysh formën e dobët dhe thashethemet për largimin e tij kohët e fundit.

Media spanjolle ‘Marca’ pretendon se përfshirja e Bale në ekipin titullar nuk u prit mirë nga shumica e grupit, përsakohë ai me shokët e skuadrës largohen më shumë ditë pas dite.

Ish futbollisti i Tottenham dështoi të linte gjurmë në ndeshje dhe u fishkëllye në momentin e zëvendësimit më Marco Asensio në minutën e 61.

Fillimisht 29 vjeçari u ul pranë Marcelos, një tjetër lojtar i cili gjithashtu e ka humbur vendin e titullarit në drejtimin e Solarit, por disa minuta më vonë Bale u largua drejt dhomave të ndërrimit për të shkuar më pas në shtëpinë e tij, para përfundimit të ndeshjes.

Goli i Ivan Rakitic i dha fitoren e dytë Barcelonës brenda 4 ditësh kundër rivalëve të përjetshëm, Real Madrid dhe tani këta të fundit do përballen të martën e ardhshme me Ajax për ndeshjen e dytë eliminatore të Champions League. Faza e parë u nda me rezultatin 2-1 në favor të madrilenëve.

B.N.dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico gareth bale real madrid barcelona el clasico gareth bale real madrid barcelona

Sondazh

Poll