Politike

Rrjeti 5G, SHBA: Mbështesim Shqipërinë, ‘gazetaria’ shkel e shko nuk e shtrembëron dot të vërtetën

6 Nëntor 2019, 10:04 Nga DOSJA
Rrjeti 5G, SHBA: Mbështesim Shqipërinë, ‘gazetaria’

TIRANË- Ambasada e ShBA në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me lajmet e ditëve të fundit për rrjetin 5G në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se “gazetaria shkel e shko, nuk e shtrembëron dot politikën e SHBA”.

Duke iu referuar lajmeve se SHBA është kundër rrjetit 5G në Shqipëri diplomatët e amerikanë shkruajnë se ata mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për këtë çështje.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor’”, thuhet më tej në një postim në Facebook.

Më tej citojnë dhe një deklaratë të ngarkuarës me punë Leyla Moses-Ones, e cila në konferencën e Politikës së SHBA në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj.

Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, ka thënë Leyla Moses-Ones në Konferencën Politikës së ShBA në Ballkanin Perëndimor.

Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Në Shqipëri rrjeti 5G është promovuar nga Qeveria dhe Edi Rama. Ky i fundit në prezantimin e bërë pak ditë më parë ka thënë se “teknologjia 5G është mundësi e jashtëzakonshme për të piketuar transformime epokale në ekonomi, financa, energji, transport, bujqësi, shëndetësi, arsim e në shërbimet ndaj qytetarëve në tërësi”. Por Taulant Balla në një reagim tha se duhet parë më kujdes implemtimi i 5G-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike leyla moses-ones rrjeti 5g ne shqiperi shba per rrjetin 5g në shqiperi leyla moses-ones rrjeti 5g ne shqiperi shba per rrjetin 5g në shqiperi

Sondazh

Poll