Bota

Raketa ruse në territorin polak shqetëson NATO-n, Stoltenberg: Jemi vigjilentë

Përmes një postimit në X Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se është në kontakt me autoritetet polake, pasi Aleanca është vigjilente ndaj kësaj situate.

29 Dhjetor 2023, 22:50 Nga A.TH
Raketa ruse në territorin polak shqetëson NATO-n, Stoltenberg: Jemi
Jens Stoltenberg

POLONI- NATO po monitoron situatën në Poloni pasi një raketë ruse hyri sot në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të Aleancës. Përmes një postimit në X Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se është në kontakt me autoritetet polake, pasi Aleanca është vigjilente ndaj kësaj situate.

“Kam folur me presidentin Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO solidarizohet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me zhvillimin e ngjarjeve. NATO mbetet vigjilente”, theksoi Stoltenberg.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Polake pas një takimi me presidentin e vendit, Andriy Duda tha se objekti që hyri sot në hapësirën ajrore polake ishte ndoshta një raketë ruse, e cila më pas u kthye në Ukrainë. Gjenerali Maciej Klistz tha se objekti ka të ngjarë të jetë larguar nga hapësira ajrore polake, pasi qëndroi më pak se tre minuta mbi territorin e vendit dhe është kthyer në Ukrainë.

"Rruga e tij e fluturimit në brendësi mbi territorin polak ishte nën vëzhgim. Për momentin, skenari që unë po propozoj është që raketa u largua nga hapësira ajrore polake," u tha Klitz gazetarëve.

andriy duda jens stoltenberg

Sondazh

Poll