Bota

Me urgjencë në Kiev/ Britania dërgon 200 raketa të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Autoritetet e Ukrainës bënë të ditur se të paktën 30 persona u vranë pas sulmit masiv të forcave ruse gjatë mëngjesit të sotëm.

29 Dhjetor 2023, 21:50 Nga A.TH
Me urgjencë në Kiev/ Britania dërgon 200 raketa të mbrojtjes
Grant Shapps

ANGLI- Britania do të dërgojë rreth 200 raketa të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, pas valës së re masive të sulmeve ruse në vend.

“Mbretëria e Bashkuar po lëviz me shpejtësi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës pas sulmeve të përgjakshme ajrore të Putinit. Qindra raketa të mbrojtjes ajrore të prodhuara në Britani do të dërgohen për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten nga bombardimet barbare të Putinit”, shkroi Shapps në X.

Autoritetet e Ukrainës bënë të ditur se të paktën 30 persona u vranë pas sulmit masiv të forcave ruse gjatë mëngjesit të sotëm. Ministri i Brendshëm ukrainas njoftoi se të paktën 30 persona u vranë dhe 132 u plagosën në sulmin rus të mëngjesit të sotëm, në të cilin 158 raketa dhe dronë u lëshuan në rajone të ndryshme të vendit.

Në videot e publikuara nga autoritetet, shihen forcat e shpëtimit, duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit e bllokuar në rrënoja. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se forcat ushtarake do tu përgjigjen sulmeve terroriste.

grant shapps volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll