Bota

Biden dhe Blinken thirrje Kongresit Amerikan: Të mos vonohet ndihma për Ukrainën

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur kongresmenët dhe senatorët amerikanë nuk kanë arritur ende të arrijnë një marrëveshje për një paketë ndihme për Kievin.

29 Dhjetor 2023, 22:43 Nga A.TH
Biden dhe Blinken thirrje Kongresit Amerikan: Të mos vonohet ndihma
Biden dhe Blinken

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të veprojë pa vonesa të mëtejshme pas bombardimit masiv në Ukrainë, pasi ligjvënësit dhe senatorët amerikanë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një paketë ndihme për Kievin.

“Nëse Kongresi nuk merr masa urgjente për vitin e ri, ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të dërgojmë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të nevojshme në Ukrainë për të mbrojtur popullin e saj”, paralajmëroi Biden.

Siç tha presidenti amerikan, sulmi i fundit me raketa të Rusisë në Ukrainë është një kujtesë e trishtuar për botën se, pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, qëllimi i Putinit mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën linjë ishte edhe deklarata e bërë përmes X nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili theksoi se SHBA dënon fuqishëm sulmet e tmerrshme të Rusisë sot në të gjithë Ukrainën.

“Ndërsa Putin vazhdon luftën e tij brutale të agresionit, ne duhet të mbështesim Ukrainën në vetëmbrojtjen e saj. Kongresi duhet të veprojë për vitin e ri”, thuhet në postimin e tij.

joe biden anthony blinken

Sondazh

Poll