Bota

Krishtlindjet, 1500 emigrantë mbërritën në brigjet italiane në 4 ditë

Në katër ditë autoritetet shpëtuan 1500 njerëz që vijnë nga brigjet e Mesdheut. Fluksi u rrit për shkak të motit të mirë që favorizoi lundrimin.

29 Dhjetor 2023, 20:07 Nga A.TH
Krishtlindjet, 1500 emigrantë mbërritën në brigjet italiane
Foto Ilustruese

ITALI- Gjatë periudhës së Krishtlindjes, numri i emigrantëve që ndërmorën udhëtimin përmes rrugës mesdhetare pësoi një rritje të papritur. OJQ-të Sea Watch dhe SOS Méditerranée shpëtuan 1500 njerëz në det në katër ditë, të cilët aktualisht janë të sigurt në Itali.

Që nga fillimi i festave të Krishtlindjeve, Italia vërejtur një rritje të papritur të numrit të emigrantëve që vijnë nga Mesdheu, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme italiane. Ndër arsyet kryesore janë kushtet e mira të motit që favorizojnë lundrimin. Ministria e Brendshme tha se më shumë se 1500 emigrantë u regjistruan në katër ditë.

Dita me numrin më të madh të mbërritjeve ishte e mërkura e 27 dhjetorit, kur 723 persona zbarkuan në bregdetin italian. Shumica e zbarkimeve ndodhën në ishullin Lampedusa, 70 milje detare nga Tunizia. Anijet e shpëtimit të operuara nga disa organizata humanitare shpëtuan qindra emigrantë në Mesdheun qendror që nga nata e Krishtlindjes. Mbrëmjen e 24 dhjetorit, 55 njerëz u shpëtuan nga OJQ-ja gjermane Sea Ëatch nga një gomone e mbipopulluar në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Libisë. Më vonë gjatë natës anija e shpëtimit kreu një tjetër shpëtim.

Ekipi SOS Méditerranée gjithashtu shpëtoi 244 personatë cilët janë në bordin e Ocean Viking të mërkurën. Të martën, anija e shpëtimit e shoqatës humanitare Sea-Eye shpëtoi 106 persona nga dy varka të ndryshme në zonën malteze të kërkim-shpëtimit, në jug të Lampedusa. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), 260,662 njerëz kanë kaluar Mesdheun dhe kanë arritur në Evropë nga Afrika e Veriut që nga fillimi i vitit 2023.

emigrante ne itali

Sondazh

Poll