Bota

UNRWA i përgjigjet pretendimeve të Izraelit: Dizinformime të pabaza

Eylon Levy, një zëdhënës i qeverisë izraelite, akuzoi OKB-në për keqmenaxhim të civilëve në zonat që ushtria i kishte caktuar të pasigurta.

29 Dhjetor 2023, 19:46 Nga A.TH
UNRWA i përgjigjet pretendimeve të Izraelit: Dizinformime të
Gaza

GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) reaguar ndaj zëdhënësve të qeverisë izraelite mbi pretendimet se ajo dhe OJQ-të dhe organizatat e tjera të ndihmës janë përgjegjëse për mungesën e ndihmave brenda Gazës. Phillipe Lazzarini, kreu i UNRWA tha në një deklaratë se të gjitha janë dizinformime të pabaza.

Vetëm mbrëmë, Eylon Levy, një zëdhënës i qeverisë izraelite, akuzoi OKB-në për keqmenaxhim të civilëve në zonat që ushtria i kishte caktuar të pasigurta. Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit të Izraelit, u shpreh më herët për Sky Neës se OKB-ja dhe OJQ-të nuk po bënin mjaftueshëm për të marrë ndihma.  Izraeli nuk ka ofruar asnjë provë të drejtpërdrejtë për të mbështetur pretendimet, dhe deklarata e UNRWA-s i mohon ato duke thënë se po bën gjithçka që mundet për të ofruar ndihmën e nevojshme në enklavë. Lazzarini renditi disa prej problematikave që has çdo ditë UNRWA, siç janë pasiguria, , dëshpërimi I komunitetit për të marrë ushqim, vonesat në pikëkalimin e kamionëve me ndihma, ndërprerje të telekomunikacionit, etj.

“Kjo nuk është koha për të shkëmbyer akuza dhe për të promovuar dezinformata," tha Lazzarini, përpara se t'i bënte thirrje Izraelit të bëjë më shumë për të lehtësuar rrjedhën e ndihmave në Gaza.

mark regev phillipe lazzarini lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll