Politike

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO: Avokatët nuk paraqitën kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës

Ndërkohë që avokatët e Berishës ishin sot në GJKKO, për të depozituar kërkesën për përjashtimin.

29 Dhjetor 2023, 16:35 Nga I.A
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, GJKKO: Avokatët nuk
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka deklaruar se deri më ditën e djeshme nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga avokatët e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Me anë të një njoftimi për mediat, GJKKO shkruan se sot nuk kanë njoftim nëse është paraqitur një kërkesë e tillë. Ndërkohë që avokatët e Berishës ishin sot në GJKKO, për të depozituar kërkesën për përjashtimin.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!

gjkko sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll