Sport

Ideja për të afruar Bonuccin te Roma mbyllet: presidenti Friedkins thonë "Jo"!

Pronari amerikan ka ndërprerë negociatat për shkak të kostos së konsideruar të tepërt për një lojtar 37-vjeçar.

29 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Ideja për të afruar Bonuccin te Roma mbyllet: presidenti Friedkins

ITALI - Nuk ka Romë për Leonardo Bonucci. Edhe një herë, mundësia e transferimit të ish-mbrojtësit të Juventusit në kryeqytet, duket se ka përfunduar, pasi edhe gjatë verës u përfol te Lazio për të.

Sipas “Corsport”, në fakt, pronarët e verdhekuqve vendosën të mos e përfundonin marrëveshjen e përgjithshme që lojtari, përmes agjentit të tij Alessandro Lucci, kishte arritur me Tiago Pinton.

Për të mos folur për dyshimet e ardhjes së një simboli të Juventusit, sipas Friedkins, investimi rreth 2 milionë euro për transferimin nga Union Berlin ishte i tepërt për një lojtar që shkon drejt 37-viteve dhe se ndoshta ai duhet ta kishte veshur fanelën e Romës në qershor.

Në këtë pikë, Mourinho tani do të duhet të shpresojë që një tjetër mbrojtës të arrijë duke pasur parasysh dëmtimin e zgjatur të Smalling dhe mungesa e N'Dicka në janar për shkak të Kupës së Afrikës. Ndër alternativat është edhe emri i Jan Thilo Kehrer, një gjerman 27-vjeçar nga West Ham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll