Bota

Venezuela nis stërvitjen ushtarake, i trembet anijes luftarake të Mbretërisë së Bashkuar

Stërvitja po bëhet në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila dërgoi një anije luftarake në rajonin e Guajanës.

28 Dhjetor 2023, 22:45 Nga A.TH
Venezuela nis stërvitjen ushtarake, i trembet anijes luftarake të
Nicolas Maduro

VENEZUELA- Venezuela i trembet një kërcënimi nga Mbretëria e Bashkuar ndaj ka nisur stërvitjen e forcave ushtarake. Me urdhër të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro rreth 5600 ushtarë venezuelianë po marrin pjesë në shkollat e mesme ushtarake mbrojtëse. Sipas tij, stërvitja po bëhet në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila dërgoi një anije luftarake në rajonin e Guajanës, në mes të konfliktit mbi rajonin e diskutueshëm të Essequibo.

Urdhëroj aktivizimin e një stërvitjeje të përbashkët të të gjitha Forcave të Armatosura bolivariane në Karaiben lindore, në brigjet e Atlantikut, një veprim i përbashkët me natyrë mbrojtëse, në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar për paqen sovraniteti kombëtar”, njoftoi Maduro në radio dhe televizion.

Presidenti i Venezuelës tregoi pamjet e anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë që patrullonin zonën. Një muaj më parë Venezuela zhvilloi një referendum për të marrë mendimin e popullit për pushtimin e rajonit të Essequibos në Guajana, një zonë mjaft e pasur më naftë, por që sipas presidentit Maduro i përket Venezuelës.

nicolas maduro

Sondazh

Poll