Bota

Faturat e energjisë elektrike “çmendin” konsumatorët grekë

Dallimi kryesor midis operatorëve lidhet me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate me normë fikse ose një kontratë me normë të ndryshueshme.

28 Dhjetor 2023, 22:10 Nga A.TH
Faturat e energjisë elektrike “çmendin”
Foto Ilustruese

GREQI- Çmimi i energjisë elektrike po shkakton shqetësim për qytetarët në Greqi, të cilët nga janari 2024 do të duhet të zgjedhin furnizuesit e tyre të energjisë elektrike. Dallimi kryesor midis operatorëve lidhet me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate me normë fikse ose të një kontrate me normë të ndryshueshme, e cila luhatet sipas tregut të shitjes me shumicë.

Faturat e reja të energjisë elektrike do të jenë të disponueshme në katër ngjyra të ndryshme: blu, të verdhë, jeshile dhe portokalli dhe shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë ofertën më të mirë. Shumë besojnë gjithashtu se kostoja e energjisë elektrike do të mbetet e lartë. Precedentët nuk janë të të mira me konsumatorët grekë: në vitin 2022 Greqia ishte tregu i tretë më i shtrenjtë i energjisë me shumicë në Evropë, me çmimin e energjisë elektrike që u rrit mesatarisht me 141% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë të njëjtës periudhë, çmimi i gazit natyror të importuar është më shumë se dyfishuar në krahasim me vitin 2021 dhe gati pesëfishuar në krahasim me vitin 2018. Pas arritjes së niveleve rekord në 2022 dhe 2023, shumica e analistëve besojnë se çmimet e energjisë elektrike me shumicë në tregjet ndërkombëtare do të bien në vitin 2024. Por konsumatorët grekë kanë humbur shpresën për të parë uljen e faturave të tyre, duke pasur parasysh edhe faktin se, në vitin 2024, subvencionet për faturat e energjisë elektrike do të hiqen.

cmimet e energjise elektrike

Sondazh

Poll