Bota

Karta krediti në vend të monedhave në shatërvanin Trevi

Turistët shihen duke përdorur kartën e tyre të kreditit në vend të monedhës klasike që hidhet në shatërvanin e Trevit në Itali.

28 Dhjetor 2023, 22:32 Nga A.TH
Karta krediti në vend të monedhave në shatërvanin Trevi
shatërvani Trevi

ITALI- Në kohën e pagesave online edhe traditat e lashta rrezikojnë të zëvendësohen. Turistët shihen duke përdorur kartën e tyre të kreditit në vend të monedhës klasike që hidhet në shatërvanin e Trevit në Itali.

Tani për tani ishte thjesht një shaka e organizuar nga një grup turistësh amerikanë që e kanë postuar në në rrjetet e tyre sociale, por kush e di, ndoshta në të ardhmen dikush do të shpikë një aplikacion që mundet të zevendësojë traditën e lashtë me teknologjinë e zhvilluar.

Rreth një milionë euro në vit është shuma që mblidhet nga monedhat që hidhen në shatërvanin Trevi. Kjo shumë parash menaxhohet nga Kisha katolike dhe sshkon për bamirësi.

shatërvani trevi

Sondazh

Poll