Bota

Transportonte grurë nga Ukraina, mina ruse dëmton rëndë anijen panameze

Ukraina bëri të ditur se anija, Vyssos, ishte nisur për në një nga portet e saj në lumin Danub për të ngarkuar grurë.

28 Dhjetor 2023, 20:53 Nga A.TH
Transportonte grurë nga Ukraina, mina ruse dëmton rëndë
Vyssos

UKRANË- Zyrtarë të Ukrainës deklaruan sot se një anije mallrash me flamur panamez është goditur nga një minë ruse në Detin e Zi. Dy persona nga ekuipazhi i anijes u plagosën nga shpërthimi, i çili bëri që anija të humbiste shpejtësinë dhe kontrollin.

Ukraina bëri të ditur se anija, Vyssos, ishte nisur për në një nga portet e saj në lumin Danub për të ngarkuar grurë.
Kievi ka vazhduar të eksportojë drithë përgjatë korridoreve detare të deklaruara në mënyrë të njëanshme, pasi Moska u tërhoq nga një marrëveshje drithërash e mbështetur nga OKB-ja në Detin e Zi.

Autoritetet ukrainase publikuan një foto që tregon shpërthimin, i çili shkaktoi një zjarr në kuvertën e sipërme. Raportet sugjerojnë se kapiteni manovroi me anijen për të parandaluar fundosjen e saj. Ukraina ka arritur të zvogëlojë kërçënimin për transportin detar nga flota ruse e Detit të Zi duke sulmuar vazhdimisht forçat e saj në Krime, e pushtuar nga Rusia.

Pas një sulmi me raketa në selinë e flotës në Sevastopol shtatorin e kaluar, imazhet satelitore treguan se pjesa më e madhe e saj ishte zhvendosur më në lindje në portin e Novorossiysk. Të martën, një sulm ukrainas në portin e Krimesë të Feodosiya dëmtoi anijen e madhe Novoçherkassk. Megjithatë, Rusia ka vazhduar të sulmojë portet e Ukrainës, ndërsa minat mbeten një kërçënim i vazhdueshëm për anijet. Ministria e saj e mbrojtjes ka thënë se i konsideron të gjitha anijet e ngarkesave në Detin e Zi me destinaçion Ukrainën si objektiva të mundshëm ushtarakë. Më 8 nëntor, një person u vra pasi një raketë ruse goditi një anije me flamur liberian që po hynte në portin e Odesës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll