Bota

Lavrov: Perëndimi ka dështuar, Rusia do arrijë qëllimet në Ukrainë

Kremlini deklaroi se çdo ndihmë e re e BE-së për Ukrainën nuk do të ndikojë në rezultatin e konfliktit atje dhe vuri në dukje se shpenzime të tilla vetëm do të dëmtojnë ekonominë e Evropës.

28 Dhjetor 2023, 18:00 Nga A.TH
Lavrov: Perëndimi ka dështuar, Rusia do arrijë qëllimet
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi sot se Moska është e vendosur të arrijë qëllimet e saj në operacionet e saj ushtarake në Ukrainë. Sipas tij, perëndimi ka dështuar plotësisht në strategjinë e e tij për t’i shkaktuar disfatë Rusisë. Lavrov zbuloi se vendet e Grupit të Shtatë (G7) synojnë të diskutojnë një plan paqeje të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për të cilin ranë dakord në një takim sekret të mbajtur rreth 10 ditë më pare.

Ndërkohë, Kremlini deklaroi se çdo ndihmë e re e Bashkimit Evropian për Ukrainën nuk do të ndikojë në rezultatin e konfliktit atje dhe vuri në dukje se shpenzime të tilla vetëm do të dëmtojnë ekonominë e Evropës. Financial Times raportoi të martën se BE-ja është në proces të hartimit të një plani alternativ për financimin e Ukrainës, që arrin në 20 miliardë euro.

Sipas gazetës, shuma do të rritet duke emetuar borxhin e ndërsjellë në mënyrë që të anashkalojë kundërshtimin e Hungarisë ndaj disbursimit të parave nga buxheti evropian, duke i lejuar BE-së të lëshojë shpejt fondet në Kiev. Njëkohësisht, të mërkurën u publikua kësti i fundit i disponueshëm pa votim të ri në Kongresin Amerikan, për ndihmën ushtarake për Ukrainën, në shumën prej 250 milionë dollarësh.

sergei lavrov volodymyr zelensky

Sondazh

Poll