Bota

Konfirmohet vdekja e një pengu izraelit, trupi ende në Gaza

Judi Weinstein, bashkëshorti i së cilës Gadi Haggai u konfirmua i vdekur javën e kaluar, thuhet se është vrarë më 7 tetor, përpara se luftëtarët e Hamasit ta merrnin trupin e saj në Gaza.

28 Dhjetor 2023, 18:47 Nga A.TH
Konfirmohet vdekja e një pengu izraelit, trupi ende në Gaza
Gaza

GAZA- Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura konfirmoi vdekjen e një tjetër pengu të marrë nga Hamasi. Judi Weinstein, bashkëshorti i së cilës Gadi Haggai u konfirmua i vdekur javën e kaluar, thuhet se është vrarë më 7 tetor, përpara se luftëtarët e Hamasit ta merrnin trupin e saj në Gaza.

“Në mëngjesin e 7 tetorit, ata dolën për shëtitjen e tyre të rregullt të mëngjesit në fushat e Kibbutz Nir Oz ku jetonin. Judi arriti të njoftojë miqtë se ata ishin qëlluar dhe se Gadi ishte plagosur rëndë. Judi dhe Gadi u vranë në Izrael atë të shtunë të errët dhe trupat e tyre po mbahen nga Hamasi”, thuhej në një deklaratë nga forumi.

Më shumë se 100 pengje të rrëmbyera nga Hamasi mbahen ende në Rripin e Gazës. Forcat ushtarake izraelite herë pas herë kanë ndërmarrë operacione për shpëtimin e tyre, por nuk mundën. Por gjatë kontrollit në tunelet e gjetura poshtë godinave publike në Gazë ata kanë gjetur trupa të pengjeve. Tre prej pengjeve u vranë gabimisht nga IDF rreth dy javë më parë.

judi weinstein lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll