Aktualitet

Nuk përjashtohet as Veliaj? Dumani: Për inceneratorin e Tiranës, do sqarohet pozita e secilit

Dumani u pyet nga gazetarët edhe për hetimet për Inceneratorin e Tiranës, ku tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

28 Dhjetor 2023, 13:01 Nga r.ll
Nuk përjashtohet as Veliaj? Dumani: Për inceneratorin e Tiranës,
nuredin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Nuredin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim fundviti me gazetarët, ku ka folur për disa nga çështjet më të bujshme që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme. 

Dumani u pyet nga gazetarët edhe për hetimet për Inceneratorin e Tiranës, ku tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

Dumani: Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion.

Pyetje: Edhe ndaj Veliajt?

Dumani: Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet.

Pyetje: Edhe sa i takon Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos?

Dumani: Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim.

nuredin dumani spak

Sondazh

Poll