Aktualitet

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, del FOTOJA e mjekut shqiptar

Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

28 Dhjetor 2023, 11:08 Nga r.ll
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, del FOTOJA e mjekut
sokol hoxha

ITALI- Është publikuar fotoja e mjekut shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ambulanca në të cilën ai ishte, u përplas me një autobus dhe më pas shpërtheu në flakë. 

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, del FOTOJA e mjekut
Mjeku 40-vjeçar, Sokol Hoxha

Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore. Fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi brenda një tuneli në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali.

aksident ne itali sokol hoxha

Sondazh

Poll