Aktualitet

Dalin PAMJET e arsenalit të armëve që u zbulua dje në Gramsh

Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97' në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.

28 Dhjetor 2023, 10:48 Nga r.ll
Dalin PAMJET e arsenalit të armëve që u zbulua dje në Gramsh
municioni luftarak

GRAMSH- Janë publikuar pamjet nga arsenali i armëve që u gjet ditën e djeshme Gramsh. Granatat dhe municioni luftarak u gjetën brenda disa arkave të vjetra në një shtëpi të pabanuar.

Sipas policisë, pronari i banesës prej guri dhe të vjetër nuk jetonte më. Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97' në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

arsenali i armeve tek liqeni i thate

Sondazh

Poll